Petkoviq sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij, raporton Kosovo Online.

Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

Të ngjashme