Petkoviq: Do ta ndalim zullumin e Vuçiqit në Kosovë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 17:20 | Nga

Politikani serb nga Kosova, Sllavisha Petkoviq, në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq që po bënë në këtë proces.

“Që nga ardhja në pushtet e SNS, shumë serbë në Veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, djegur veturat, janë rrahur dekan dhe profesor tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviqit që serbët në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thotë Petkoviq.

Sipas Petkoviqit në Veri të Kosovës është instaluar një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen frikës të serbëve.

“Një ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Aleksandar Vuçiq merr vendim që Ivanoviq të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Por a varrosen “Tradhëtarët” në Aleji. Vuçiqi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhtar, ashtu siç kanë thënë”, ka theksuar Petkoviq.

Petkoviq ka folur edhe për njeriun më kontrovers në Veri të Mitrovicës, Millan Radojqiqin.

“Shiqoni, Millan Radojqiq udhëheq me Listën Serbe, ndërsa Zoran Milojeviq “Zela” është drejtor i “Telekom Kosova”. Kjo është fotografia e regjimit të Aleksnadar Vuçiqit dhe personelit të tij, të cilët e kanë kryer në të zezë Veriun e Kosovës. Sa e di unë Policia e Kosovës dhe EULEX-i pas vrasjes së Ivanoviqit do të merren edhe me kriminelët në Veri. Dhe janë në pyetje ditët kur të tillët do të përfundojnë në vendet që i meritojnë, në burg. Përveç nëse Vuçiqi, e që mund të pritet, nuk u siguron vendstrehim në Serbinë qendrore”, ka thënë Petkoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme