Petkoviq takon Gashiqin, i jep 2600 euro

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Më 19 korrik Bashkimi Evropian ka njoftuar se në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi.

Vendet respektive do përfaqësohen nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Takimi i dialogut do të fokusohet në diskutimet mbi përparimin që është arritur deri tani. Po ashtu do diskutohen hapat tjerë në dialog i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane sikur të Kosovës ashtu edhe Serbisë” tha Peter Stano, zëdhënës për politikë të jashtme në BE.

Ndërkohë, Vuçiq ka paralajmëruar se në bisedën që do ta ketë me Kurtin do e vendos si temë diskutimi rastin e Dragica Gashiq.

Ajo është serbja e parë e kthyer në Gjakovë pas përfundimit të luftës dhe politikanët në Beograd e kanë bërë top temë diskutimi duke thënë se shumica shqiptare po e “përndjek Gashiqin nga prona e saj”.

Vetë zonja në fjalë foli të martën para gazetarëve nga fshati Bërkovë e Klinës ku u takua me drejtorin e zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq.

“Policia po më ofron siguri dhe nuk e kam asnjë vërejtje. Kurse qytetarët nuk po më sulmojnë më, tash e pesë ditë. Se si do të jetë situata tutje nuk e di. Unë do të vazhdojë të qëndrojë në banesën time, unë nuk vendosi. Kam dëshirë që të gjithë gjakovarët të kthehen dhe të kam me kë të flas “ tha Gashiq.

E Petkoviq deklaroi se Beogradi i ndau Dragica Gashiqit 300 mijë dinarë si ndihmë për të.

Të ngjashme