Petkoviq zhvillon vizitë dy-ditore në Kosovë

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, Petar Petkoviq, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kosovë nga sot.

Media serbe Tanjug shkruan se kjo vizitë e tij po zhvillohet me rastin e festës së Pashkëve.

Siç njoftoi kjo zyre, Petkoviq do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së sotme në manastirin e Graçanicës.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, Petar Petkoviq ka vizituar Kosovën, me ç’rast u dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia.

Reklamë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i pati thënë Gazetës Express se i është dhënë leja Petar Petkoviqit për të hyrë në Kosovë.

Të ngjashme