Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë shkaku i gjuhës së përdorur

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka sqaruar të martën në mbrëmje se arsyeja e mosdhënies së lejes për të hyrë në Kosovë për drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është për shkak të gjuhës që përdor ai.

MPJD-ja përmes një sqarimi ka thënë se Petkoviqi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjet dhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në Kosovë.

“Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë të martën, por institucionet nuk kishin dhënë sqarime për arsyen e refuzimit deri më tash. Është hera e nëntë që atij i refuzohet kërkesa për të hyrë në Kosovë. 

Të ngjashme