Petrit Bojaxhiu nga Sharri, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Ish- ushtari UÇK-së nga Sharri, Petrit Bojaxhiu, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Bojaxhiu, i cili është edhe kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për Prizrenpress.

Ai, është ftuar që të paraqitet në gjykatë me datën 25.09.2019.

Ndërkaq, organizatat e dala të pasluftës në Sharr, kanë reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme