Petrit Zogaj: Rrini sa më larg nga Facebook e Twitter-i i Thaçit

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar rreth lajmit të pavërtetë për njohjen nga Xhamajka.

Zogaj ka theksuar se është e papranueshme që nga një politikan me 22 vjet karrierë për protagonizëm politike të dalin lajme të tilla të pakonfirmuara.

“Mesimi: rrini larg nga facebook-u e twitter-i i Thacit” shkruan Zogaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Erdh puna qe me u kujdes nga fake news qe presidenti i vendit ben. Psh, dje, kur e pashe kete punen e Xhamajkes, e shperndava tweetin e Thacit. Diqysh me erdh shume mire. Ama, qe del se ky njeri, ne moshe te madhe, me 22 vjet ne politike ku per shkak te protagonizmit primitiv, cohet publikon nje lajm te pakonfirmuar, zor me e besu.

Mesimi: rrini larg nga facebook-u e twitter-i i Thacit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme