Pezullohen rreth 70 grada diplomatike

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 08:03 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme ka pezulluar gradat diplomatike që, në fillim të muajit të shkuar, u janë dhënë një numri të madh të nëpunësve, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë institucion kanë paralajmëruar masa ligjore, nëse konstatohen shkelje në këtë proces gradimi.

Vendimit i kanë paraprirë dy shkresa të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, e nëpërmjet të cilave kishte kërkuar ndërmarrjen e të tilla masave nga zyrtarët përgjegjës.

Burime të gazetës në ministrinë e drejtuar nga Pacolli, kanë treguar të enjten se rreth 70 persona preken nga këto vendime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme