Pfandler: Austria nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Medal Parade
Prishtinë | 11 Shk 2018 | 22:56 | Nga

Ambasada e Austrisë në Kosovë ka reaguar pas raportimit se zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, ka thënë se Austria s’ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës”, ka shkruar ambasadori austriak në llogarinë e tij, në Twitter.

“Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka theksuar ai.

Reagimi i tij vjen pasi zëvendëskancelari i Austrisë u raportua të ketë thënë sot se Kosova është pjesë e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme