Philips: Serbia ta njohë Kosovën që të anëtarësohen bashkë në BE

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 12:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, David L. Philips ka mbajtur ligjëratë me studentë me temën “Shqyrtimi i Implementimit të Dialogut Kosovë-Serbi”.

Phillips ka  përfunduar një raport i cili shqyrton progresin e dialogut dhe propozon një udhërrëfyes për ndërmjetësim efektiv mbi çështje të rëndësishme dypalëshe që do t’u mundësonte të dyja qeverive të vendosin pas tyre të kaluarën kontestuese.

Philips tha se dialogu mes të dyja shteteve duhet që të përfundoj me njohjen e shtetësisë së Kosovës në mënyrë që të anëtarësohen bashkë në Bashkimin Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës duhet me përfshi njohjen. Njohja do të rezultonte me anëtarësim. Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë negociatat me Bashkimin Evropian së bashku dhe ne fund të anëtarësohen bashkë”.

Ai ka thënë se vazhdimi i dialogut lidh edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, por edhe se Serbi e Kosova duhet të vazhdojnë të punojnë se bashku në luftimin e krimit të organizuar.

“Dialogu është e vetmja mënyrë për stabilizim të dy shteteve dhe e vetmja mënyrë që mund të vinë tek njohja e Serbisë ndaj Kosovës. Të dyja shtet e kanë të rëndësishëm këtë proces, Serbia për dialog për anëtarësim e Kosova fillimisht për liberalizimin e vizave”.

Por Phillips thotë se agjenda e Serbisë sot është e njëjta me atë të Sllobodan Millosheviqit të dikurshëm.

“Ky dialog nuk është negocim mes shteteve, nëse i shikoni dokumentet që Republika e Serbisë harton përmes së cilave raporton për dialogun nuk kanë të bëjnë me diskutimin e barabartë të shteteve, pra përdoret e njëjta strategji me atë të Sllobodan Millosheviqit të dikurshëm”.

Faktorët e mos pjesëmarrjet të Kosovës në Interpol sipas tij, është Serbia dhe shtet pro serbe të fuqishme si Rusia e Kina.

Philips tha se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri dhe NATO duhet të ndihmoj në këtë sa më shpejt, raporton EO.

Philips: Turqia po ndikon në Kosovë përmes ndërtimit të xhamive

Përpos dialogut Kosovë-Serbi ai ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës.

“Kam dëgjuar që do të ndërtohet një xhami e madhe në qendër të qytetit të Prishtinës. Unë nuk jam kundër kësaj besoj se njerëzit duhet të jenë të lirë të aplikojnë besimin e tyre dhe të kenë ku ta aplikojnë këtë, por ne këtë rast duhet shikuar më ne detaje”.

“Ky është ndikimi i Turqisë ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë po e shtrinë ndikimin turk përmes  ndërtimit financimit dhe zhvillimit te fesë në vende të ndryshme. Për këtë Shpendi duhet të ketë kujdes”.

Të ngjashme