Phillips: Marrëveshja e Washingtonit injoroi çështjen thelbësore

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja e Washingtonit injoroi çështjen thelbësore – njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë David L. Phillips, ish-këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, aktualisht drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias.

Sipas tij, me përjashtim të njohjes nga Izraeli, pjesë tjetër e marrëveshjes është një rilexim i marrëveshjeve ekzistuese.

“Marrëveshja e Washingtonit është e heshtur sa i përket njohjes reciproke, e cila qëndron në thelbin e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet për targa dhe diploma janë të mira. Por ato nuk janë zëvendësim për një marrëveshje të përgjithshme, për njohjen reciproke”, ka thënë Phillips në intervistën e javës për “Kohën Ditore”. Sipas Phillips, Shtetet e Bashkuara do të duhej të lëshonin një “deklaratë të presidentit”, duke afirmuar politikën e saj karshi Kosovës dhe duke u bërë thirrje shteteve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Por, siç ka thënë ai, administrata aktuale ishte e përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik rajonal, në mënyrë që Trumpi të pretendojë një sukses në politikën e jashtme përpara zgjedhjeve të SHBA-së, të cilat mbahen në nëntor. Teksa ka folur për elementet që duhet t’i përmbajë një marrëveshje finale dhe ligjërisht e obligueshme Phillips, i cili ka shërbyer si këshilltar i lartë në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, vlerëson se Serbia është ajo që duhet të bëjë kompromise.

“Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe t’u bëjë thirrje vendeve të tjera t’i normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën. Ajo duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të mirëpresë flamurin e Kosovës që valëvitet jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar ai. Sa i takon Kosovës, sipas Phillipsit, nuk duhet dhënë asgjë më shumë përveç riafirmimit të angazhimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

“Njohja nga Izraeli, pika e vetme historike”

KD: Z. Phillips, cili është vlerësimi juaj për arritjen e Marrëveshjes në Washington, ku Kosova dhe Serbia u zotuan para Shteteve të Bashkuara për normalizim ekonomik?

Phillips: Njoftimi i njohjes reciproke midis Izraelit dhe Kosovës është një përparim historik. Ai u dërgon sinjal vendeve të tjera se armiqësitë e vjetra duhet të braktisen dhe se kontakti, komunikimi dhe bashkëpunimi sjellin përfitime reciproke. Shumë njerëz kanë punuar në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin gjatë shumë vjetëve. Ata meritojnë nderim. Ne gjithashtu duhet ta pranojmë rolin e administratës Trump në ndihmën e dhënë për të nënshkruar marrëveshjen.

KD: Cilat pika të kësaj marrëveshjeje konsideroni se mund t’i sjellin përfitime dhe janë të rëndësishme për Kosovën?

Phillips: Marrëveshja e Washingtonit është e heshtur sa i përket njohjes reciproke, e cila qëndron në thelbin e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Avdullah Hoti e ka bërë të qartë se marrëveshjet teknike, të tilla si bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe personat e zhdukur, nuk janë zëvendësim për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare për normalizim. Marrëveshjet teknike do të rrjedhin nga një marrëveshje e përgjithshme për normalizim

Të ngjashme