Pikat e diskutimit në mbledhjen e së martës të Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga KDI thotë se mbledhja e Kryesisë së legjislaturës së kaluar për seancën konstituive, shërben vetëm për çështjet teknike. Kjo për tu caktuar rendi i ditës dhe vendet ku ulen deputetët.

E rendi i ditës sipas tij përfshin formimin e komisioneve të përkohshme dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë.

Të ngjashme