Piraj: Ligji zgjedhor duhet të ndryshohet sa më shpejt

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Pronari i Kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka deklaruar se ligji zgjedhor duhet të ndryshohet sa më shpejt që është e mundur, ky reagim vjen pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Piraj ka thënë se nuk duhet të bëhen shpenzime pa vend, derisa nënkryetari mund ta merr pozitën e kryetarit.

Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:

Mendoj se ligji zgjedhor duhet të ndryshohet sa më parë!

Përveç që ai qendror duhet të ndryshohet dhe të eliminohet mundësia e prolongimit të ngërçeve të ndryshme dhe ai lokal dhe me ligj duhet të ndalohet që kryetari i komunës të merr pozitë tjetër shtetërore para se ti skadon mandati, ose të bëhet me ligj se nëse ndodh një gjë e tillë nënkryetari e merr pozitën e kryetarit.

Harxhime pa lidhje në një vend ku veç Zoti e di sa para duhet për të zgjidhur probleme të grumbulluara me dekada./EO

Të ngjashme