Pireva: Forumi i Gruas i LDK-së është njëra nga shtyllat e forta të shtetit të Kosovës

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i LD-së, Avdi Pireva, ka thënë se forumi i Gruas i LDK-së është njëra nga shtyllat e forta të shtetit të Kosovës.

Pireva këto cilësime i bëri në Facebook pas vizitës së këtij forumi në degën e trëtë të LDK-së.

“Ishim të nderuar që ne Degên e Tretë të LDK-së të shohim aq shumë gra e vajza, strukturë e qëndrueshme e me prezencën edhe të Kryetarës së Forumit të Gruas të LDK-së znj. Lirije  Kajtazi e me udhëheqjen e Kryetares se Gruas se Degës Mimoza Gjaka Bllacaku shpalosëm edhe pjesë nga programi, bashkëbiseduam e morëm mbështetje të pa rezervë”.

“Gruaja me fuqinë dhe qëndresën e saj, dëshiron dhe mundet gjithmonë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/avdi.pireva/posts/3436799886448274

Të ngjashme