PK: Asnjë problem gjatë zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 13:10 | Nga

Në 90 vendvotime në Kosovë, qytetarët serbë kanë mundësi që votën ta hedhin për ndonjërin nga kandidatët për president të Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, deri tash në këtë proces, nuk ka pasur ndonjë incident specifik, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për klankosova.tv se deri në këto momente nuk kanë pranuar ndonjë informacion në lidhje me ndonjë parregullsi.

“Ne jemi në funksion të zbatimit të ligjit dhe natyrisht që situatën e kemi në kontroll në çdo lokacion në terë territorin e Republikë së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

“Duke pas para sysh zhvillimin e këtyre aktiviteteve ne jemi në dispozicion të zbatimit të ligjit dhe aty ku parashtrohen kërkesat për nevojat e shërbimeve policore apo të ndërhyrjes se ndonjë situate e cila mund të kërkojë vendosjen e rendit apo sigurisë publike”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme