Plani i Vuçiqit për të kontrabanduar ushqime tek serbët në veri

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se Serbia do te përdor rrugë malore “alternative” për të dërguar mallra në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë për të shmangur taksën 100 për qind.

Vuçiq tha para gazetarëve të mërkurën se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë furnizues përmes rrugëve “alternative” malore që shpesh përdoren nga kontrabandistë për t’i dërguar mallrat tek bashkëkombësit e tyre derisa të hiqet taksa.

“Ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të dërguar ushqim, ujë e medikamente tek populli ynë… edhe nëse unë bëhem një Robin Hood famëkeq evropian… ai Vuçiqi i çmendur që dërgon ushqim e ujë nga pylli”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Eksportet e Serbisë në Kosovë përllogariten në rreth 500 milionë euro në vit.

Të ngjashme