Platforma, pas votimit të Projektligjit për Dialogun

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Platforma nuk pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun. 

Pavarësisht se është paralajmëruar që në këto ditë platforma për dialogun do të dalë në seancën e Kuvendit për votim, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Ky dokument i hartuar nga ekipi negociator nuk do të dalë para deputetëve pa u miratuar fillimisht Projektligji për Dialogun.

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme para dy ditëve e ka shqyrtuar platformën për dialogun, por në mungesë të kuorumit nuk ka arritur ta votojë dhe pa u votuar platforma në Komision nuk ka mundësi të dalë në Kuvend.

Por burime të “Zërit” brenda Kuvendit të Kosovës thonë se platforma për dialogun edhe nëse shqyrtohet nga Komisioni ajo nuk do të dalë në Kuvend para se të miratohet Ligji për Dialogun, i cili është në lexim të dytë dhe për të cilin ende nuk dihet se kur do të ketë seancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme