Platforma për dialogun – Hamza: Të gjithë kemi përgjegjësi, barra kryesore është te Qeveria dhe Presidenca

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 13:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të prerë nëse PDK-ja do të jetë pjesë e një platforme të përbashkët për dialogun, ashtu siç ka paralajmëruar presidentja Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Hamza i pyetur për këtë nga gazetarët të enjten ka thënë se të gjitha institucionet kanë përgjegjësitë e veta duke përfshirë edhe opozitën, por barra kryesore bie mbi Qeverinë dhe Presidencën.

“Secili institucion i ka përgjegjësitë e veta, Qeveria, Presidenca dhe opozita. Secila prej këtyre duhet të kryejë punën e vet, por përgjegjësia kryesore e Qeverisë dhe Presidencës”, u shpreh Hamza.

Ai tha se duhet parë platformën nga Qeveria e Presidenca dhe se tani nuk mund të flasin për situata hipotetike.

“S’mund të flasim për situata hipotetike presim se si do të veprojë qeveria cila është platofrma e tyre, temat”, tha Hamza.

Presidentja e Kosovës gjatë një takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, ka thënë se  do të angazhohet të krijojë një platformë të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jep konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

I pyetur lidhur me rikthimin e reciprocitetit me Serbinë, Hamza tha se kjo çështje duhet të mendohet mirë nga qeveria dhe se vendimi për të i takon vetëm qeverisë.

“E para e kanë heqë taksën, qeveria e kaluar (Kurti) e ka hekë taksën dhe pastaj kur e ka vendosë reciprocitetin në kohën kur e ka ditë që ka pasur edhe pak ditë sa ka qenë në detyrë, por nuk janë çështje që duhet të ketë kalkulime afatshkurta, është temë serioze dhe duhet të jenë mirë të menduara dhe të qëndrueshme”, tha Hamza.

“Është çështje e qeverisë, në kompetencë të qeverisë”.

Të ngjashme