Pllana takon ambasadorin e Izraelit në Bullgari, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasador Delfin Pllana u prit në një takim shumë miqësor në rezidencën e tij nga Ambasadori i Izraelit në Bullgari Yoram Elron.

Në takim, ku mori pjesë edhe Këshilltari Agron Smakiqi, u diskutua për zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet të dyja vendeve dhe potencialin e madh për të thelluar edhe më shumë këto raporte.

Ambasadori Pllana dhe Elron u pajtuan që e kaluara e ndritshme në raportet mes të dyja vendeve, respekti dhe ndihma e dhënë për komunitetin hebraik në Kosovë gjatë historisë si dhe ndihma Izraelite dhënë për refugjatët Kosovar gjatë luftës në vitin 1999 janë themele të fuqishme të marrëdhënieve shumë premtuese në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme