“Po presim qe një orë këtu si huta 3-4 veta”, Tahiri dhe Konjufca replika për vonesat e deputetëve

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar mungesën e deputetëve në Kuvend dhe fillimin me vonesë të seancës.

“E kemi ftu një seancë në orën 11, dhe kemi qenë vetëm tre katër deputetë në sallë. Po fillojmë me 43 minuta me vonesë dhe ne grupi parlamentar nuk kemi shku në pushim për shkak të marrëveshje ndërkombëtare. Ju lutem lajmeroni deputetët e mos t’rrimë veç na në sallë sikur huta, po t’shkojmë edhe na në zyrë diku”, ka thënë Tahiri.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryeparlamentari Konjufca, përcjell Periskopi.

“Sa për kryetarin e kuvendit seanca ka mundur të fillojmë në orën 8. Por problem është që, unë e kam provu këtu Besnik edhe ty me t’pritë gjysmë ore. Ta gjej seancën kur t’kam pritë. Jam mësu me ardhë qitu në Kuvend edhe kur kanë qenë vetëm pesë deputetë. Por problemi është që qato pritjet e mia nuk mu kanë dukë efektive, pra që e ngritë vigjilencën për ardhjen në seancë. Tash jemi 86 deputetë shyqyr, mund ta fillojmë seancën”, ka thënë Konjufca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme