Podujeva në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, Agim Veliu pritet të jap dorëheqje

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Agim Veliu i LDK-së pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe për këtë, atij do t’i duhet të japë dorëheqje si Kryetar i Komunës të Podujevës, ndërsa qyteti shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Më herët nga LDK ishin deklaruar se kanë rëndë dakord që Ministritë të mos i udhëheqin personat që janë edhe Kryetar të Komunave.

Sidoqoftë, tashmë është bërë e ditur se Agim Veliu do të jetë i propozuari nga kjo parti për Ministër të Punëve të Brendshme.

Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.

Ligji nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës.

Ndryshe, sa i përket LDK’së në Qeveri, Avdullah Hoti do të jetë zëvëndëskryeministër i parë, Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa, do të jetë Ministër i Bujqësisë.

Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës do ta udhëheqë, Hykmete Bajrami, ndërsa Ministrinë e Kulturës, do ta udhëheqë Vlora Dumoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme