Policia konfirmon arrestimin e Dardan Molliqajt

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar sot deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ata njoftojnë se konform detyrimit ligjor kanë realizuar një urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  respektivisht Departamenti i Përgjithshëm, transmeton Klan Kosova.

“Urdhërarresti  është  e nxjerrë me datën 12.05.2019,  dhe në të janë  specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore”, thuhet në kumtesë.

“Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”.

Të ngjashme