Policia ndalon hyrjen e Gjuriqit në Kosovë

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 15:09 | Nga

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i është ndaluar sot hyrja në Mitrovicë.

Sipas raportimit të medieve serbe, Gjuriqit i është bërë një ndalesë e tillë nga Policia e Kosovës, pikërisht në Jarinjë.

Në këtë ndalim i pranishëm ka qenë edhe ministri serb i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Mladen Sarçeviq.

Kjo nuk është hera e parë që Gjuriqit i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme