Policia njofton për rastin e sulmit ndaj ministrit Muratit

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate dje ka zhvilluar një aksion simbolik, gjatë së cilit, Nol Nushi e Zgjim Hyseni kanë hedhur miell mbi ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dalë me raport, ku thotë se rasti është iniciuar si “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Në raport thuhet se ministri Murati është kontaktuar dhe ka thënë se nuk është lënduar.

Raporti i plotë:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme