Policia nuk e gjen Albin Kurtin në shtëpi

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 13:29 | Nga

Policia kanë hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit të Vetëvendosjes për ta dërguar atë me detyrim në seancën gjyqësore.

Mirëpo atë nuk e kanë gjetur në shtëpi.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Policia ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit të ta sjellë në seancën gjyqësore sipas një urdhërese paraprake të gjyqtarit të këtij rasti, por ai në ato momente nuk ka qenë në shtëpi”.

Sot do të vazhdojë seanca ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme