Policia shpërndan ujë për veteranët që po protestojnë në oborrin e Kuvendit

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Nga ora 09:30, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për miratimin e djeshëm të Projektligjit për Pagën Minimale, ku kjo kategori nuk u përfshi.

Veteranët e UÇK-së janë duke qëndruar në oborrin e Kuvendit, ku prezente është edhe Policia e Kosovës, e cila po kujdeset që mos të ketë ndonjë incident. Por këta të fundit, pak më parë, u kanë shpërndarë ujë veteranëve.

Të ngjashme