Politikani gjerman i reagon zv.kancelarit austriak ndaj deklaratave për Kosovën

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 16:04 | Nga

Një politikan gjerman e ka akuzuar zëvendës-kancelarin e Austrisë, Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e presidentit të Rusisë Vladimir Putinit brenda Bashkimit Evropian, meqë ai tha për mediat serbe se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’.

Bernd Posselt, ish-deputet i Parlamentit Evropian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU-së Angela Merkelit – në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, tha se Strache duhet që të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë.

“Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Posselt, transmeton dtt.net.

“Njerëz të këtillë janë Kuaj të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës, » ka shkruar Bernd Posselt.

Politikanë gjerman, Posselt, ka qenë deputet i PE-së dhe për shumë vite raportues për Kosovën në trupin legjislativ të BE-së.

Ai sot është anëtar i Komitetit Qendror të CSU-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme