Pollata e Podujevës i jep përkrahje Gazmend Islamit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Islami, i shoqëruar nga kandidatë të tjerë për deputetë nga kjo parti kanë mbajtur takim mobilizues me qytetarë në Pollatë të Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Islami tha se në si deputet i ardhshëm do të kujdeset për këtë pjesë të Llapit, në veçanti për kufirin Kosovë-Serbi.

Në këtë takim, Islami ka thënë se qytetarët e Pollatës kanë treguar përkrahje të madhe për VV-në.

Postimi i plotë:

Takimin e radhës mobilizues e patëm në Pollatë të Podujvës, ku së bashku me kandidatët e tjerë, Saranda Bugojevcin, Fatmir Humollin dhe Sabri Kiçmarin, shpalosëm programin e Vetëvendosjes.

Z. Gazmend Islami në fjalimin e tij, theksoi se ai si deputet i ardhshëm do të kujdeset për këtë pjesë të Llapit, në veçanti për kufirin Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Islami përmendi edhe familjen patriotike Munolli, të cilët gjithmonë e dridhën armikun me trimërin e tyre.

Bashkë me banorët e Pollatës u pajtuam që mbrëmjen e 6 tetorit, ta festojmë së bashku si fitore të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje!

#GazmendIslami86 #erdhidita #Vetëvendosje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme