Pompeo ia bën me dije Vuçiqit se SHBA-ja pret normalizim raportesh Kosovë-Serbi në të ardhmen e afërt

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku ka folur për lëvizjet e fundit Prishtinë-Begorad që po bëhen me ndërmjetësimin e emisarit të Trump Richard Grenell.

Pomepo ka thënë se SHBA’ja është e inkurajuar për marrëveshjet e arritura në Berlin e Mynih pasi sipas tij ato do të lehtësojnë investimet, turizmin dhe lidhjet tregtare me Republikën e Kosovës.

Në këtë letër Pompeo gjithashtu ka thënë se SHBA’ja është optimiste se dy shtetet do të bëjnë lëvizje të tjera pozitive me qëllim të normalizimit të raporteve në të ardhmen e afërt.

“Ne jemi të inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat janë tregues i hapave drejt lehtësimit të investimeve, turizmit dhe lidhjeve tregtare me Kosovës si dhe për raportet mes njerëzve. Ne jemi optimistë që Serbia dhe Kosova do të bëjnë përparime të mëtejshme për normalizim të raporteve në të ardhmen e afërt”, ka thënë Mike Pompeo në letrën e tij drejtuar Aleksander Vucicit, shkruan agjencia e lajmeve Beta, transmeton Gazeta Express.

Pas zhvillimeve të djeshme në Mynih ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se duhet shfrytëzuar interesi dhe angazhimi aktual i administratës Trump për dialogun, dhe sipas tij me shumë gjasë do të ketë një marrëveshje finale gjatë këtij viti.

Optimist sikurse Thaçi nuk është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili i ka thënë Thaçit se arritja e një marrëveshje nuk është cështje dëshire, por që bazohet në realitet politik dhe nga ajo se sa Kosova është e gatshme për kompromis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme