Pompeo: ShBA-ja qëndron pranë Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo pas takimit që pati dje me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ShBA-ja do t’i qëndroj afër Kosovës.

“Takim i mrekullueshëm me kryeministrin e Kosoves, Hoti në Uashington dje. ShBA-ja do të qëndroj afër Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Pompeo në postimin e tij në Twitter.

Të premten, Kosova dhe Serbia, në sy të presidentit Trump, nënshkruan një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike.

Të ngjashme