Poroshenko: S’e njohim pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 13:42 | Nga

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka bërë të qartë pozicionin e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se njeh vetëm integritetin territorial të Serbisë.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Poroshnko ka deklaruar se Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, gjersa ka kërkuar që çështja mes dy vendeve të zgjidhet me kompromis duke respektuar interesat e Serbisë.

“Unë dua të bëj të qartë se ne e respektojmë dhe vlerësojmë integritetin territorial të Serbisë. Ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se zgjidhja e mundshme mes tyre duhet të bëhet duke respektuar në interesa të Serbisë”, raportojnë mediat serbe të ketë thënë Poroshenko në një konferencë për shtyp, pas takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme