Porosia e Davietit, duajeni më shumë vendin tuaj

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 16:47 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njerëzit e Kosovës duhet të jenë më të vetëdijshëm për pasuritë dhe bukuritë e vendit, traditat, artistët, sportistët e tyre, sikurse dhe trashëgiminë kulturore e arkeologjike.

Kjo ka qenë porosia e ambasadores së Francës, Maryse Daviet, e cila këto ditë përfundon detyrën në Kosovë.

Pas një takimi lamtumirës me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Daviet tha se e siguroi mikun e saj, ministrin Hoxhaj, se pasardhësi i saj dhe Franca do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në proceset e saj integruese në Bashkimin Evropian, si dhe në procesin e reformave.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Daviet tha se nuk dëshiron shumë të flasë për partitë politike, por më shumë për të rinjtë kosovarë.

“Dëshiroj që të rinjtë kosovarë të jenë krenarë për flamurin e tyre, për sportin…”. Ajo ka përmendur me këtë rast suksesin fantastik të xhudistes Majlinda Kelmendi, si dhe ka lavdëruar paraqitjen e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018.

“Do të doja që njerëzit e Kosovës të jenë më shumë të vetëdijshëm për pasurinë, bukurinë, traditat, artistët e tyre dhe trashëgiminë arkeologjike”, theksoi diplomatja franceze.

Kurse, ministri i Jashtëm, Hoxhaj, tha se Maryse Daviet ka qenë një mike dhe një mbështetëse e madhe e Republikës së Kosovës.

“Prej ditës që kur ka ardhur në Kosovë ambasadorja, raportet me shtetin e Francës janë bërë më të fuqishme. Gjithashtu ka ndihmuar edhe në investim ekonomik, ka ndihmuar në procesin e MSA-së dhe liberalizimit të vizave”.

“Ambasadorja Daviet ka qenë një mbështetëse e madhe në anëtarësimin e e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe shembulli më i mirë është anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni që pas OKB-së është organizata më e madhe në botë”, deklaroi Hoxhaj, pas takimit për Ekonomia Online.

Daviet

Të ngjashme