Porosia e fundit e Haradinajt: Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë porosinë e fundit në këtë pozitë.

Ai përmes një statusi i falënderoi të gjithë ata që e përkrahen pas vendimit të tij për dorëheqje duke thënë se nuk është ndier vetëm asnjëherë.

Haradinaj tha se Kosova duhet ta ketë tregun për njohje dhe të mos pranojë ndarje e as Dodik Republikë.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, shkroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme