Pozhari kritikon ministrat e Kurtit: Që katër ditë s’kanë punuar asgjë

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Analisti Xhevdet Pozhari, i cili në të kaluarën është njohur për qëndrimet e tij pro VV-së, duket se kohëve të fundit ka ndryshuar qasje.

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti, të cilët sipas tij nuk po punojnë.

Pozhari ka “monitoruar” profilet në Facebook dhe postimet e ministrave të Qeverisë, nga ku ka pikasur se që katër ditë, përveç ministres Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, të tjerët nuk kanë ndonjë aktivitet.

“Përveç Arbërijes dhe Albulenës, krejt ministrat e tjerë postimin e fundit e paskan pas për urimin e Bajramit. Pra, që 4 ditë kurgjo që shihet nuk paskan punu. Gratë tanaherë janë më të zonjat se burrat, por neve na vjen inat me e pranu”, ka shkruar ai.

Të ngjashme