Pozicioni i Bosnjës rreth Kosovës i njëjtë me atë të Serbisë

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 13:40 | Nga

Bosnja dhe Hercegovina do të ketë të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës si Serbia, përderisa Serbia nuk merr qëndrim tjetër.

Kështu është thënë në një takim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Presidenti serb e tha këtë në një konferencë shtypi dhe shpjegoi se kjo ishte pozita e Presidencës së Bosnjës.

Ai poashtu deklaroi se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i një anëtari serb të këtij organi , raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme