Pozita dhe opozita me qëndrime të ndryshme rreth rezolutës për Thaçin

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 12:21 | Nga

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha se duhet të dëgjohen të gjitha propozimet dhe të nxirret një rezolutë për lirimin e Nehat Thaçit.

“Mendoj që kjo rezolutë do të jetë një version i mirë për lirimin e Nehat Thaçit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se është pro rezolutës që paraqit Armend Zemaj me një plotësim në qartësimin e deputetit Sabri Hamiti, i cili tha të shtohet fjalia “Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Thaçit”.

”Kjo rezolutë me këtë plotësim të hidhet në votim”, tha Beqiri.

Ndryshe, nga deputetët e pozitës, deputeti i LVV, Driton Çaushi tha se qëndrimin i VV-së është kërkimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit si dhe ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë.

“Mbështesim rezolutën që përfshin kërkimin e menjëhershëm të Thaçit dhe ndërprerjen bisedimeve në Bruksel deri në ndërprerjen e akuzave ndaj UÇK-së”, tha ai.

Edhe deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala ka thënë ka kërkuar që rezolutës t’i shtohet edhe pika ku kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e nënkolonelit Nehat Thaçi.

Shala tha se bazuar në fjalimet e deputetëve të pozitës në seancën e djeshme, kuvendi ka ardhur në përfundim për nevojën e krijimit të kësaj rezolute.

Ai thotë se kjo e fundit nuk do të kishte kuptim, nëse si pikë nuk përfshihet ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

“Nëse dikush po bënë politikë dhe patriotizëm këtë e kemi parë dje, procesverbalet kanë incizimet. Është mirë t’i lëshojmë dhe t’i dëgjojmë fjalimet e deputetëve, duke i dëgjuar fjalimet e deputetëve të pozitës ne jemi ardhë në përfundim që të pezullohen bisedimet me Serbinë, nëse kjo pikë nuk hyn në rezolutë nuk e di çfarë kuptimi ka rezoluta”, tha Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme