Pozita e opozita të ndara rreth Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale ka përplasur pushtetin me opozitën në seancën e Kuvendit.

Deputetja Floretë Zejnullahu e PDK-së, si parti iniciuese e projektligjit ka thënë se Qeveria s’i ka marrë parasysh propozimet e kësaj partie opozitare.

“Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e çmimeve dhe ndaljen e abuzimeve me to nga kompanitë farmaceutike. Projektligji përcakton çmimin fiks për shitje të produkteve me shumicë dhe pakicë”, tha ajo.

Sipas saj, Qeveria s’i ka marrë parasysh propozimet e tyre, vetëm pse projektligji ka ardhur nga një parti opozitare.

“Qeveria e ka lënë qytetarin pa remdesivir në pikun e pandemisë dhe qytetarët kanë shpenzuar një milion euro në blerjen e këtij bari. Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e çmimeve dhe ndaljen e abuzimeve me to nga kompanitë farmaceutike. Projektligji përcakton çmimin fiks për shitje të produkteve me shumicë dhe pakicë”, ka thënë ajo.

Ka reaguar deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi, i cili deklaroi se është PDK-ja ajo e cila e ka bërë të kundërtën, pra duke çrregulluar tregun e barnave.

“Pse nuk e keni sjellë në Kuvend këtë projektligj për 20 vjet? Pranojeni që nuk e kishit qëllim e as tash nuk e keni qëllim, por keni interes për përshtatjen e çmimeve me kompanitë ku ju keni hise. Mos krijoni iluzione të shtyni agjenda tuajat në kundërshtim me interesin e qytetarëve në Qeverinë e Albin Kurtit. Nuk do të lëshohem në përmbajtje sepse aty ka gabime elementare. LVV-ja ka qenë gjithmonë e zëshme për ta rregulluar këtë çështje, por jo si ju”, ka thënë Muzaqi.

Në përgjigjen ndaj Muzaqit, deputetja Zejnullahu ka thënë se ligji është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian e se “është për t’i ndalur abuzimet në sektorin e farmacisë”.

Teksa ka mohuar lidhjet me oligarkët, ajo ka akuzuar VV-në se “është e shitur te ta”.

“Ju jeni të lidhur me kompanitë farmaceutike. Kjo ju shtyn me e pengu këtë ligj”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë, ka thënë se kjo fushë duhet të rregullohet me ligj me domosdoshmëri.

“Në mandatin e deputetëve është edhe hartimi i ligjeve edhe ky ligj është hartuar dhe ka shkuar ne Qeveri për mendim. Por, nuk duhet të akuzohet se është bërë ligj i keq sepse deputetët këtë punë kanë të bëjnë ligje dhe nëse nuk janë të mira e kemi mundësinë e përmirësimit të tyre. Ne e përkrahim këtë projektligj”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë: E e përkrahim këtë projektligj

Fillimisht ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, deklaroi se e çmon përpjekjen e opozitës për të ndihmuar këtë dikaster.

Ai tha se në mandatin e deputetëve është edhe hartimi i ligjeve edhe ky ligj është hartuar dhe ka shkuar ne Qeveri për mendim.

“Por, nuk duhet të akuzohet se është bërë ligj i keq sepse deputetët këtë punë kanë të bëjnë ligje dhe nëse nuk janë të mira e kemi mundësinë e përmirësimit të tyre. Ne e përkrahim këtë projektligj”, deklaroi ministri Latifi, sipas së cilit, opozita mund ta ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë, pasi të përfundojë projektligji nga ministria.

Të gjithë deputetët e Kuvendit që po diskutojnë për këtë çështje po pajtohen se çmimi i ilaçeve duhet të rregullohet me ligj dhe se një gjë e tillë është e vonuar.

LEXO EDHE:

Të ngjashme