Pozita krenohet me punën e bërë për 100 ditë, opozita me kritika për vaksinimin

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka paraqitur në Kuvend  100 ditëshin e punës së Qeverisë, duke e quajtur  100 ditësh të rikthimit.

Sipas Ukës kjo qeverisje për tre muaj ka shënuar ndryshim duke ndjekë parimin e qeverisjes së mirë.

“Reforma është proces që duhet planifikohet me nevojat që kanë qytetarët. Kjo qeverisje e ka parimin e qeverisjes së mirë. Në zbatim të premtimeve për vetëm 3 muaj vërehet ndryshimi”.

“Reforma në shëndetësi po merr kuptim me 53 milionë euro që do të investohen në këtë fushë. Edhe arsimi po kthehet në prioritet ku 9 milionë euro do të ndahen për këtë fushë, 5 milionë euro për kulturë e sport”, është shprehur ai.

Në anën tjetër deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndaljen e shtesave për punëtorët shëndetësor me veprim të cilin po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Haxhiu e ka quajtur këtë veprim demotivues andaj ka kërkuar nga Qeveria që të kryej këto pagesa që i ka obligim me ligj.

“Tani e 16 muaj po përballemi me pandeminë Covid-19. Mjekët heronjtë rrezikuan shëndetin e tyre për të ndihmuar e shëruar të tjerët. Punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës kryenin me përgjegjësi punën e tyre Qeveria nuk po tregohet e kujdesshme me ta sepse ua ka ndaluar pagesat shtesë. Qeveria e ka detyrim të përmbush obligimet ligjore që dalin nga ligji. Ky është një demotivim”.

“Dështim tjetër është mungesa e insulinës dhe tek sot Komuna e Prishtinë e vetme e ka siguruar insulinën. Kjo Qeveri ka dëshiruar në procesin e vaksinave. Kjo është rrezikim i shëndetit dhe humbje e jetës së qytetarëve”.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet obigativ, raporton EO.

“Vaksinim me Covid-19 vlerësoj që është shqetësuese që në të gjitha pikat e vaksinimit kemi numër të vogël të qytetarëve që po vaksinohen”.

“Qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën por nuk kanë të drejtë të rrezikojnë të tjerët. Kërkoj që vaksinimi ndaj Covid-19 të bëhet obligativ në veçanti për punëtorët e sektorit publik”.

Të ngjashme