Pozita lavdëron punën e Qeverisë Kurti, opozita e quan mashtruese

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pozita e ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti gjatë 100 ditëve, duke thënë se i kanë përmbushur të gjitha premtimet. Ndërsa, opozita thotë se asnjë nga premtimet e dhëna të ekzekutivit nuk janë zbatuar, raporton Ekonomia Online.

Adnan Rrustemi deputet nga LVV-ja tha se  intenziteti i punës së kësaj Qeverie gjatë 100 ditëve ka qenë shumë i lartë.

Sipas Rrustemit një nga zotimet e kësaj qeverie si reforma në sistemin e drejtësisë po jetësohet.

“Më 30 qershor u bënë 100 punë të Qeverisë. Kjo periudhë ishe e qartë për ndërprerjen e së keqes. Kthimi i besimit te qytetarëve nisi. Reforma më sistemin e drejtësisë ka qenë zotim që po jetësohet, është objektiv që po merr formë dita e ditës. Janë bërë hapa të mëdhenj për luftimin e korrupsionit, po realizohet procesi i vettingut”.

Po ashtu ai ka thënë se zotimet e tyre për të bërë ndryshime të mëdha po shkojmë drejtë forcës përfundimtare.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se e vërteta është një dhe e vetmja se kjo Qeveri nuk ka zbatua asnjë nga premtimet.

Po ashtu ai ka thënë se i vetmi vendim që qeveria Kurti ka marr në drejtim të Trepçës, është shkarkimi i Bordit gjë kjo që sipas Shalës ka shkaktuar pasoja të shumta.

Kurse deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se 100 ditë i punës së kësaj Qeverie është karakterizuar me retorikë mosbesuese e me qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit.

“Kjo Qeveri ka treguar paaftësi në 100 ditëshin e parë me retorikë boshe. 100 ditësh me 57 faqe prej tyre më shumë se 20 faqe fotografi. E gjithë substanca ka të bëjë me qasjen mospërfillëse të Kuvendit” ka thënë ai.

Sipas Zemajt nga 144 vendimet e theksuara në raport asnjë nuk është e arsyetuar, ka frazeologji boshe e me terma mashtruese.

Tutje fjalën në emër të AAK-së e pati Pal Lekaj i cili ka thënë se kur LVV-ja ishte në opozitë kishte proklamuar vlera, por që sot kur po prezantohet 100 ditëshi i punës shumë deputet e kanë dyshimin se janë ndryshimi që qytetarët e kanë pritur.

Sipas Lekajt nga 144 vendimet e marra shumica janë ngarkime e shkarkime që nuk kanë dhënë asnjë ndryshim.

“Ende nuk ka asnjë hap për rimëkëmbje ekonomike edhe pse është në programin qeverisës. Të gjitha gjoja të arritura në ekonomi sillen rreth buxhetit që janë shkaktuar nga importi pas pandemisë.

“Keni manipuluar e mashtruar me familjet e të pagjetureve ndërsa sot paturpësisht uleni në tavolinë me Vuçiqin. Thonit se reciprociteti është nga qështjet e para që do bëni, urse tani keni hequr dorë nga ai.

Lekaj e ka quajtur kampione në nepotizmit Qeverinë Kurti.

Të ngjashme