Pozita lëshon seancën, shkak akuzat e EULEX-it ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë e koalicionit qeverisës kanë lëshuar seancën, shkak akuzat e EULEX-it ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Memli Krasniqi nga PDK, ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit. Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet  e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh këtu indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë në lidhje me raportimet e fundit në media ndërkombëtare dhe vendore që flasin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij misioni. Ish-kyetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka deklaruar zyrtarisht dhe publikisht se gjykatës të EULEX-it kanë pasur qasje manipulative në rastet që nderlidhen me ish-ushtarët e UÇK-së”.

“Për më tepër, në dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin kryesor të rastit “Drenica 2”, Dariusz Sielicki, për të cilin ka deklaruar se të akzuarit i ka fyer vazhdimisht duke i quajtur edhe “kafshë”. Kjo shtë më shumë se e turpshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për neve është e papranueshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale nëse një qasje e tillë manipulative vërtetë ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Andaj, ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t’i ofrojnë Kuvendit dhe institucioneve tona një përgjigje zyrtare dhe të detajuar në lidhje me këto pretendime shumë serioze”.

“Konsiderojmë se një akuzë kaq e rëndë nuk mund të lihet pa marrë përgjigjen dhe sqarimin e plotë, sepse edhe ne, edhe qytetarët tanë, duhet ta dijmë të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Në fund, si shprehje e protestës dhe revoltës në lidhje me këtë, ne sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit dhe kërkojmë që të gjithë deputetët të na bashkëngjiten në këtë veprim. Propozojmë që seanca e planifikuar për sot të vazhdojë nesër nga ora 10:00”.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Veseli ka thënë se më kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi shkon në pauzë 5 minutëshe.

“Kuvendi shkon në pauzë 5 minutëshe, ndërsa unë po tërhiqem”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme