Pozitë e Opozitë takohen për Demarkacionin

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 20:30 | Nga

Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës.

Në këtë takim ku po marrin pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane dhe ambasadave të tjera, nuk po marrin pjesë liderët e partive.

Sidoqoftë, në këtë takim të ftuar nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkani, po marrin pjesë nënkryetarë dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, VV-së e AAK-së.

LDK po përfaqsohet nga Arban Abrashi dhe Faton Avdullahu. Kurse nga PDK janë Xhavit Haliti dhe Elmi Reqica, derisa nga VV Aida Derguti dhe Driton Qaushi. Nga AAK, Ardian Gjini dhe Muharrem Nitaj. Nga NISMA, Bilall Sherfi e Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur RTK.

Merret vesh se temë e bisedimeve është çështja e demarkacionit Kosovë-Mal i Zi dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme