Pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në MPJ mes Konjufcës e Pacollit, sot në orën 13

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Sot më datë 4 shkurt 2020 në orën 13:00 do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ministrore mes Behgjet Pacollit dhe Glauk Konjufca.

Pacolli, që deri tash e ka ushtruar detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, do t’ia dorëzojë atë Glauk Konjufcës.

Kjo do të bëhet në Sallën e Konferenca të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Me kërkesë të Ministrit në largim, z.Behgjet Pacolli dhe Ministrit të ri, z.Glauk Konjufca, sot, e martë, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Konjufca, fillimisht mori detyrën e kryeparlamentarit.

Por, me t’u arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes VV-së e LDK-së, ai u tërhoq për t’ia lëshuar vendin Vjosa Osmanit, e cila tash mban postin e kryeparlamentares.

E Konjufca, tash është pjesë e kabinetit të ri qeveritar, që në krye ka kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme