Pranim-dorëzimi i detyrës të kryeministrit në orën 10:00

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti sot, sipas protokollit shtetëror, do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Pas kësaj ceremonie do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës – të zgjedhur dje – në ora 11:30.

Ashtu siç bëri herën e kaluar kur ishte kryeministër, Albin Kurti në ditën e parë si shef qeverie do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në agjendën e ngjeshur të ditës së parë të Kurtit si shef i ekzekutivit ai do të takohet me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, në ora 14:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme