“Pranojini në BE”, thirrja e kryediplomatit hungarez për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i bëri thirrje BE-së që të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Ai tha se Hungaria pret që Brukseli të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hapë të paktën dy kapituj të anëtarësimit me Serbinë para fundit të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

“Kushdo që e bllokon këtë duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e përmasave historike që do të shkaktojë në këtë rajon”, tha Sijarto.

Kryediplomati hungarez mes tjerash deklaroi se BE po përballet me “presion të paprecedentë emigrantësh”, njofton agjencia e lajmeve MTI,

Të ngjashme