Premtoi 50 milionë euro investim në Kosovë nëse fiton Albin Kurti, a do ta mbajë fjalën?

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.

E tashmë që “Vetëvendosja” i fitoi zgjedhjet, mbetet të shihet nëse biznesmeni nga SHBA do ta ndihmojë Kosovën me 50 milionë euro investim.

Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.

Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.

Kjo është mundësia e fundit që Kosova të qeveriset pa korrupsion e shantazhe. Diaspora është e gatshme të ndihmoj zhvillimin e vendit. Voto për ardhmërinë që e donë. Me #6tetor unë do votoj për Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe mikun tim Albin Kurti. #ErdhiDita për ndryshime!

Gepostet von Gazmend Gjonbalaj am Montag, 30. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme