Presidenca: Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të martën

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 10:35 | Nga

Presidenca e Kosovës ka njoftuar me anë të një komunikate se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë do të bëhet të martën.

Sipas presidencës, ky dekretim është edhe një nga masat afirmative që Kosova i ka arritur për barazi te të gjitha komunitetet.

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.

Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme