Presidenca dhe Qeveria u njoftuan zyrtarisht nga ambasadorja Çitaku për njohjen nga Xhamajka

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, thotë se “është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga ambasadorja e Kosovës në Uashington për njohjen nga Xhamajka”.

Sipas një përgjigje për Periskopin, Zyra e Presidentit thotë se i njëjti njoftim për njohje, nga ambasadorja Çitaku është përcjell edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrit të jashtëm.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës”, thuhet në përgjigje.

Mbrëmë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi për njohjen nga Xhamajka, mirëpo më pas, ministrja e jashtme e këtij shteti, ka reaguar duke thënë se ky shtet nuk e ka njohur Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme