Presidenca e veçon Abdixhikun

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Krerët e opozitës, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, morën ftesë nga presidentja Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në manifestimin qendror në Bllacë, për nder të 23 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Ajo që bie sy në e-mailet e dërguara nga Presidenca drejt liderëve opozitarë, është mbiemri i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili është shkruar me shkronja të mëdha, përkundër dy të tjerëve, Krasniqit dhe Haradinajt, mbiemrat e të cilëve shkronjën e vetme të madhe e kanë vetëm shkronjën e parë.

Megjithatë, edhe pse iu bë ky privilegj kryetarit të LDK-së, ai nuk e mori mundin që të jetë pjesë e manifestimit.

Njëjtë si ai vepruan edhe dy të tjerët, Krasniqi dhe Haradinaj, të cilët nuk morën pjesë në manifestim.


Të ngjashme