Presidenca kundër emërimit të Lajçakut si emisar për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit të vendit, Bekim Çollaku, ka dalë kundër emërimit të ministrit sllovak, Mirosllav Lajçakut, si i dërguar special nga Bashkimi Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi.

Kollçaku ka thënë se roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizim varet nga besueshmëria e tij në Kosovë.

Tutje, këshilltari i presidentit Thaçi thotë se mosliberalizimi i vizave, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar kushtet e padrejta dhe asimetrike, si dhe emërimi i një të dërguari për dialog nga një vend që nuk e njeh shtetin tonë, janë dështim.

“Roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizimin varet nga besueshmëria e tij në Kosovë. Mos liberalizimi i vizave pavarësisht nga plotësimi i kushteve të padrejta dhe asimetrike së bashku me emërimin e një të Dërguari nga një vend që nuk e njeh janë përbërësit kryesorë të një recete për dështim”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme