Presidenti: Eurodeputetja Lunaçek, zë i sinqertë i Kosovës në Bruksel

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 09:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim lamtumirës, anëtaren e deritanishme të Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën.

“Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

“MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të Republikës së Kosovës.

Pasdite Lunaçek do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj me fillim nga ora 15:45.

Ulrike Lunaçek mbetet jashtë Kuvendit të Austrisë, partia e saj në zgjedhjet e fundit fitoi vetëm 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm, ku pragu zgjedhor është 4%.

Ulrike Lunaçek për shumë vite me radhë ka qenë nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën.

Të ngjashme